RTV Ora - Trafikonin emigratë, mes 5 të arrestuarve dhe një polic
  • 5 years ago
#rtvora

Një punonjës policie dhe 4 shtetas të tjerë kanë rënë në prangat e policisë të cilët dyshohen se kanë ndihmuar 19 emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin. Arrestimi i tyre është kryer në qytetin e Pogradecit, pas një hetimi me metoda speciale. Roli i efektivit të policisë dyshohet se ishte kontrollori i rrugës, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan automjete, para dhe telefona.

Një punonjës policie dhe katër shtetas të tjerë kanë rënë në prangat e Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në policinë e shtetit. 5 të ndaluarit dyshohen se kanë ndihmuar 19 shtetas të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Operacioni për arrestimin e tyre është kryer pas një hetimi me metoda speciale, i cili u finalizua në hyrje të qytetit të Pogradecit, gjatë orëve të mesnatës. Blutë ndaluan 19 shtetas të huaj, me shtetësi kurdë dhe sirianë, të cilët ishin nisur drejt kryeqytetit me mjete që drejtoheshin nga shtetasit shqiptarë me iniciale E.A. dhe T.H.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapshtice-ndalohen-25-emigrante-nga-siria-dhe-irani

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended