Report TV -Balliu: Si mund të qëlloja një polic kur nuk shihja nga sytë
  • 5 years ago
Nga ana tjetër vetë Balliu i mohoi akuzat e Prokurorit duke thënë se në momentin e konfrontimit nuk shihte për shkak të efektit të gazit lotsjellës që sipas tij është përdorur nga policia, dhe në këto rrethana nuk mund të ketë thyer krahun e askujt. Madje ai thotë se ka ndërhyrë që të shmangë përplasjet mes policisë dhe banorëve, dhe aty thotë se ka marrë edhe ai vet dëmtime në krah. Balliu tha se arrestimi i tij u bë nga policia për të shmangur prezencën e tij në protestën e 11 Majit.

"Shtëpitë të cilat rrezikohen nga një projekt mafioz. Aty kishte ardhur policia dhe FNSH-ja dhe kryeministri nuk ishte. Ne reaguam ndaj prezencës së policisë sepse menduam se ata kishin ardhur për të shembur banesat e tyre. Unë i kam mbështetur dhe do vazhdoj t'i mbështes. Fakti që arrestohet njëri apo shoqërohet njëri. Në tërësinë e saj për gjithçka ka ndodhur aty mund t'iu tregoj krahun e nxirë i cili më ka ardhur duke u përpjekur të shmang konfrontimet mes policisë dhe banorëve sepse unë kam respekt edhe për policinë. Të më thuash mua që paskam goditur policinë e shtetit. Kur kamë dalë nga fugoni kam dalë i shoqëruar nga policia dhe nuk shikoja sepse më hodhën gaz. Mjeku kërkoi që të shkoja në spital. Mjeku më tha të shkoja në spital por policia nuk më la. Si mund t'i thyej krahun unë një personi kur nuk shoh. Ata kanë frikë datën 11 Maj që të mos dalim në protestë. Të jeni e sigurt që këto janë hapat e para të arrestimeve politike", u shpreh Balliu nga Gjykata.
Recommended