Report TV - Momentet e përplasjeve, një polic i plagosur e 37 persona të shoqëruar për teatrin
  • 4 years ago
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me protestën dhe tensionimin e situatës pranë teatrit kombëtar, godina e të cilit ka nisur të prishet në orën 04:30 të mëngjesit. Sipas policisë deri tani janë shoqëruar 37 persona në komisariat, ndërsa një efektiv policie është plagosur si rezultat i hedhjes së shashkave dhe mjeteve piroteknike nga protestuesit. Polici ndodhet në Spitalin e Traumës pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

Gjithashtu policia ka bërë thirrje që protestuesit të kuptojnë se janë në shkelje të aktit normativ për pandeminë covid-19, që ndalon tubimet dhe grumbullimet. Policia apelon për shmangie të dhunës ndaj efektivë të policisë që janë në krye të detyrës.
Recommended