Ora News - Më pak studentë në universitete, 3 degë me zero regjistrime në Vlorë
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Viti i ri akademik nisi me më pak studentë në Universitete. për shkak të mesatares dhe faktorëve të tjerë, 11 degë rrezikojnë të mbyllen në Universitetin e Elbasanit. 3 Degë në Vlorë, 4 në Gjirokastër dhe Fizika në Universitetin e Shkodrës janë me zero regjistrime

Universiteti ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan, e nisi pa ceremoninë zyrtare vitin e ri akademik.

Me 1500 regjistrime nga 3080 kuota, 11 degë atje rrezikojnë të mbyllen.

Katër degë nuk kanë asnjë student këtë vit në Universitetin "Eqerem Çabej" në Gjirokastër, ku viti i ri akademik nisi për 505 studentë.

"Ajo që është një problem jo vetëm për Universitetin e Gjirokastrës, por për të gjitha universitetet që kanë programet e mësuesisë janë prurjet e pakta në këtë drejtim. Kjo vare me tregun e punës"

Fizika, Kimia dhe Italishtja nuk kanë asnjë student të Regjistruar në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë, ku 800 të rinj nisën vitin akademik, ndërsa infermieria është dega më e kërkuar.

"Në programin e studimit të Italishtes, Kimisë dhe Fizikës është viti i dytë që nuk kemi të regjistruar asnjë student. Ne do presim edhe përfundimin e raundit të tretë dhë me pas do fillojmë të projektojmë rivlerësimin e këtyre programeve të studimit dhe bashkëngjitjen e tyre pranë programeve të studimit të Matematikës për Fizikën, Biologjisë për Kimin dhe tek riorganizmi i italishtes në një formë tjetër".

Asnjë student nuk ka zgjedhur fizikën në Universitetin e Shkodrës ku në dy fazat e para janë regjistruar 950 studentë.

Ceremonia u mbajt në godinën e ë Fakultetit Ekonomik e cila vitin e kaluar u bë shkak i përplasjeve mes studentëve dhe rektoratit.

"Degët do jenë me një numër të kufizuar, për arsye se numri i nxënësve po ulet"

Drejtuesit e Universiteteve të Rretheve thonë se do të presin përfundimin e fazës së tretë të regjistrimeve për të vendosur përfundimisht për mbylljen e programeve të studimit pa asnjë student.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/universitetet-11-dege-rrezikohen-ne-elbasan-4-ne-gjirokaster

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended