Ora News - Korça “magjike” për Krishtlindje

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Dekori i veçantë dhe prania e mijëra turistëve i ka dhënë magji Korçës në prag të festës së Krishtlindjes. Hotelet dhe bujtinat janë plot, ndërsa atmosfera festive ndjehet në çdo zonë të qytetit.

Edhe këtë vit, Korça duket se nuk ka rivalë në dekorin festiv, duke u kthyer në një destinacion për festën e Krishtlindjes.

Prenotimet janë mbyllur ditë më parë.

Tashmë në qytetin juglindor është vështirë të gjesh më vende për tu akomoduar.

Qyteti gumëzhin nga turistët vendas e të huaj.

I gjen në pedonale, pazarin e vjetër e kudo.

I gëzohen dekorit e atmosferës që nuk ngurojnë ta cilësojnë magjike.

Tradita, kulinaria, por edhe aktivitetet kulture janë një tjetër arsye, pse shqiptarët gjithmonë e më shumë po zgjedhin Korçën për festat.

Qyteti ofron diçka për të gjithë.

Atmosferë për rriturit dhe argëtim për më të rinjtë.

Festivali i dritave, është arsye me vete.

Mbrëmja e Krishtlindjes shënon një pikë kulmore, por festa në Korçë vijon edhe pas ndërrimit të viteve.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korca-magjike-krishtlindje

Recommended