Ora News - Krishtlindje jo të qeta për PS

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fundi i vitit nuk do të jetë i qetë për socialistët. Në prag të krishtlindjeve, socialistët do të mbledhin kryesinë për të analizuar thellësisht punën e qeverisë në këtë vit të parë të mandatit të dytë qeverisës, duke konsideruar dhe protestën e studentëve që kryeministri e cilësoi një shuplakë. Po ashtu në 28 dhjetor, do të mblidhet dhe asambleja e partisë ku shpesh Rama ka kritikuar ashpër drejtuesit e të gjitha niveleve shkëputje nga problemet e njerëzve.

Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë më datën 24 dhjetor dhe më pas asamblenë më datën 28 dhjetor. Në këto mbledhje socialistët do të diskutojnë për qeverisjen e këtij 1 viti në mandatin e dytë si dhe për organizimin për sa i përket zgjedhjeve lokale që janë në horizont.

Kjo mbledhje vjen pas protestës 17 ditore të studentëve dhe do të jetë një mundësi për reflektim të politikave që kanë shkuar keq. Nuk përjashtohen as ndryshimet në qeveri duke qenë se vetë kryeministri dhe drejtues të lartë të partisë Socialiste janë shprehur se nga kjo situatë do të nxirren përgjegjësit.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/krishtlindje-jo-te-qeta-ps

Recommended