Ora News - Korça qyteti i festave, shumë vizitorë e frekuentojnë për Krishtlindje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 4000 mijë turistë shqiptarë e të huaj do të kalojnë festën e Krishtlindjes në qytetin e Korçës.

Ndërthurja e dekorit festiv me atraksionet turistike, por edhe larminë e aktiviteteve e ka shndërruar qytetin juglindor në destinacion për festat e fundvitit.

Prenotimet janë mbyllur prej kohësh dhe turistët tashmë kanë mbërritur për të shijuar magjinë e festave në qytetin Juglindor

Për kryebashkiakun Sotiraq Filo, ky është një tjetër sukses në projektin për ta shndërrruar Korçën në qytetin e festave.

Filo: Korca është shndërruar në një qytet të rëndësishëm turistik në Shqipëri dhe sidomos festat e fundvitit gjejnë në qytetin tonë vendin e përshtatshëm për të festuar. Bashkia ka bërë përgatitjet e saj për ti paraprirë këtyre festave.

Duket se ky qytet ka gjetur mënyrën për të ofruar diccka për të gjitha grupmoshat, argëtimin, ngrohtësinë, traditën dhe elementë të tjerë që e bëjnë ndër qytetet më të dashura për të pushuar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korca-qyteti-i-festave-shume-vizitore-e-frekuentojne-krishtlindje

Recommended