Ora News - Koncert për Krishtlindje, Tirana i pret festat me tingujt e orkestrës frymore
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Tirana e ka pritur Krishtlindjen me një koncert festiv që u mbajt mbrëmjen e së hënës në sheshin "Skënderbej". Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj uroj besimtarët dhe siguroi se për Tiranën më e mira është përpara.

Në Tiranë festa e Krishtlindjeve nisi nga sheshi "Skënderbej". Kërshëndellat u pritën me tingujt e orkestrës frymore, e cila luajti partiturat e këngeve më të njohura.

Qytetarët sfiduan mbrëmjen me shi dhe temperaturat e ulta, duke dalë nga banesat për të shijuar muzikën dhe atmosferën e festës.

I pranishëm në sheshin "Skënderbej" ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai uroi festën, ndërsa tha se më e mira për kryeqytetin është përpara.

Veliaj: Uroj që të jetë bereqet ky vit i ri që vjen në 2019-n dhe shpresoj me gjithë punët e bukura që kemi bërë në 2018-n, të jemi gjithmonë bashkë dhe të jemi gjithmonë pozitivë e optimistë, se më e mira për Tiranën është gjithmonë përpara. Për të gjithë ata vëllezër e motra të krishterë, duam t?u urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe qoftë një Krishtlindje e bukur dhe e mbarë por edhe për të gjithë të tjerët, duke qenë se ne në Tiranë i festojmë të gjitha festat qofshin edhe ato fetare. Duam t?u urojmë vetëm më të mirën, energjinë pozitive që buron nga ky qytet dhe që frymëzon gjithë punët e mira që ndodhin në Shqipëri.

Këngëtarët Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri, Armando Kllogjeri, Gëzim Mushketa nën dirigjimin e Valmir Xoxe dhuruan për qytetarët një atmosferë të magjishme.

Pas koncertit, besimtarët u drejtuan kishës për të kremtuar lindjen e Krishtit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/krishtlindja-pritet-mes-festimeve-ne-tirane
Recommended