Ora News - Receta për derbin/ Musta: Klasifikimi s’ka rëndësi, Sina: Tirana t’i bllokojë mesfushën
  • 5 years ago
#rtvora

Në prag të derbit të kryeqytetit, ish-futbollisti i Partizanit, Perlat Musta analizon ekipin e Franko Lerdës dhe tregon recetën për të vazhduar pathyeshmërinë kundër rivalit historik.

Ish-portieri thotë se Partizani duhet të shfrytëzoj mangësitë që Tirana ka në repartin difensiv për të triumfuar, ndërsa theksoi se lojtarët me eksperiencë duhet të tregojnë veten në derbi.

"Historikisht, asnjëherë në derbi nuk ka qënë vendimtarë. Kush ka qënë në pozicion më të mirë. Ndryshimi i trajnerit, normal që sjell vështirësimin e adaptimit e lojës dhe të mentalitetit të trajnerit. Partizani është në rrugë të mbarë. Derbi nuk ka vendosur asnjëherë se kush ka qënë më mirë në pozitat në klasifikim. Flas edhe për periudhën kur kam luajtur vetë," tha Musta.

Në kampin tjetër ish-futbollisti i Tiranës, Ervis Sina mendon se ky është momenti i duhur që bardheblutë të mposhtin Partizanin. Por për ta arritur këtë qëllim Sina mendon se Tirana duhet t'i bllokoj mesfushën "Demave të kuq".

"Mezi po e pres në fak, pasi nga kënaqësia që pritet një ndeshje derbi për të marrë edhe një revansh kundrejt ekipit të Partizanit sepse u bënë ca kohë që ekipi i Tiranës nuk fiton një ndeshje derbi. Sigurisht elementet e ekipeve janë ndryshe nga viti i shkuar. Ekipi i Tiranës ka bërë blerje, ka një riorganizim të klubit. E ka marrë shumë seriozisht pjesën e titullit, duke qënë se është edhe 100 vjetori dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e luftuar shumë dhe shpresoj që të fitojmë ne," komentoi Sina.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/receta-derbin-musta-klasifikimi-ska-rendesi-sina-tirana-ti-bllokoj-mesfushen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended