Ora News - Tirana mirëpret Diasporën, Majko: Shqipëria bëhet kur ka vullnet të përbashkët
  • 5 years ago
#oranews

Ka nisur në Tiranë Samiti i dytë i Diasporës.

Ceremoninë e mirëpritjes së pjesmarrësve në Samit e ka çelur Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili deklaroi se Shqipëria bëhet kur ka vullnet të përbashkët.

Majko: Ne jemi sot për t'ju pohuar ju se në këtë shtëpi qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, politikanët e të gjithë trevave shqiptare vinë jo që ju të na dëgjoni por që tu dëgjojmë.Siç e kanë thënë të parët tanë, në ditët më të vështira dhe të errëta të kombit Shqipëria do të bëhet. Shqipëria ka për tu bërë dhe ajo pa diskutim nuk mund të bëhet pa vullnetin, pa interesimin, pa këmbënguljen e pjesës së vet ndoshta më të mirë që është Diaspora e Shqipërisë.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Në programin e Samitit janë parashikuar një sesion plenar kuvendues i Diasporës me autoritetet zyrtare vendase dhe më pas pjesëmarrësit do të ndahen në panele ku do të diskutojnë mbi tema si e drejta e votës për emigrantët, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe identiteti shqiptar.

Përfaqësuesit e Diasporës do të zhvillojnë dhe një vizitë në Lezhë në përvjetorin e 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

I gjithë aktiviteti 3 ditor i samitit të dytë të diasporës do të kushtojë rreth 670 milionë lekë të vjetra.

Samiti i parë i zhvilluar në vitin 2017 mori shumë kritika pasi u cilësua si dështim i qasjes së qeverisë ndaj Diasporës ndërkohë që për kryeministrin Rama samiti i parë ishte sprova e vështirë bashkimit të identitetit shqiptar.




Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-mirepret-diasporen-majko-shqiperia-behet-kur-ka-vullnet-te-perbashket

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended