'Sot mbret jeni ju'/ Majko çel Samitin e Diasporës: Shqipëria do të bëhet...

  • 5 years ago
Nesër do të nisë samiti i dytë i Diasporës, ndërsa mbrëmjen e sotme është zhvilluar ceremonia e mirëpritjes së pjesëmarrësve në Pallatin e Brigadave. Ministri i Diasporës, Pandeli Majko u shpreh se nesër në samit do të diskutohet për shumë cështje që kanë të bëjnë me shqiptarinë.

"Nesër do të jetë një ditë e vecantë. Kjo është një shtëpi e vecantë, e mbretit (Pallati i Brigadave), por sot mbret jeni ju. Kjo është thirrja, jo e një qeverie, apo dy, Shqipërisë e Kosovës, por e popullit tuaj, që iu fton, pasi keni dy pjesë, njëra në vendin ku jetoni dhe tjetra, këtu në vendlindje.

Jeni të gjithë bashkë për cështje që na lidhin me interesa dhe ekonomi, por mbi të gjithë të diskutojmë atë që jemi dhe do të jemi. Në këtë shtëpi, qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe politikanët e të gjitha trevave vijnë që t'u dëgjojmë.

Nesër do të jemi të gjithë bashkë për të diskutuar, për t'iu bërë të ndiheni më afër me njëri tjetrin, për të qenë të gjithë bashkë për një shqiptari më të mirë. Sepse sikur e kanë thënë të parët tanë në ditët më të vështirë dhe të errëta të kombit 'Shqipëria do të bëhet, Shqipëria ka për t'u bërë dhe ajo nuk mund të bëhet pa vullnetin dhe ndihmën e pjesës së vet më të mirë, që është diaspora'' tha Majko ndër të tjera në fjalën e tij.

Nesër deri në datë 2 mars në Tiranë dhe Lezhë do të zhvillohet Samiti i Dytë i Diasporës. Të ftuar do të jenë shumë personalitete nga Kosova dhe Maqedonia. Ndërkohë që i ftuar është edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha, por ende nuk dihet nëse do të shkojë.

Recommended