Rama thirrje Diasporës për mbështetje në fazën e Rindërtimit nga tërmeti: Jeni faktori kryesor!
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje Diasporës që të mbështesë atdheun e tyre në fazën e rindërtimit të banesave që dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit. Rama duke falenderuar të gjithë emigrantët shqiptarë për ndihmën e madhe që kanë dhënë për fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë dhe i ftoi ata që të ishin faktori kryesor edhe në fazën e rindërtimit. Kreu i qeverisë tha se brenda janarit do të jetë gati fatura paraprake e tërmetit të rëndë që goditi vendin tonë, ndërsa ftoi diasporën që të jetë faktori kryesor edhe në fazën e rindërtimit.

Rama këto deklarata i bëri gjatë konferencës së mbledhjes së parë të Këshillit Koordinues të Diasporës ku pjesë mori edhe presidenti Meta, Ministri i Shtetit për Diasporën Majko, ministrat e kabinetit qeveritar Çuçi, Margariti, Klosi, anëtarë të Këshillit, deputetë, drejtuesi i mbledhjes dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.Në fjalën e tij edhe Presidenti Meta i ka bërë thirrje Diasporës që kjo situatë të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë shqiptarët. Meta shprehu bindjen ky solidaritet do të vazhdojë deri në shërimin e plotë të pasojave të kësaj fatkeqësie. Ndër të tjera Presidenti Meta ka thënë se kjo fatkeqësi le të shërbejë edhe si moment reflektimi, rindërtimi, rimëkëmbjeje dhe pajtimi për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve tanë, të vendit tonë, por edhe të kohezionit tonë kombëtar.

Më ta shfrytëzoj këtë rast të falënderoj të gjitha komunitetet e diasporës në mbarë botën për ndihmën dhe për mesazhet e solidaritetit për fatkeqësinë natyrore që goditit vendin tonë më 26 nëntor.
Recommended