Ora News - Krishtlindje me borë dhe pa energji elektrike në Korçë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Korça po e feston Krishtlindjen me dëborë. Reshjet nisën gjatë mesnatës duke arritur trashësinë në disa cm në qytet dhe zonat rurale.

Aktualisht nuk raportohen probleme në rrugë. Nga ana tjetër një defekt në transformatorin e nënstacionit të Korçës ka lënë pa energji elektrike prej mbrëmjes së të hënës disa lagje të qytetit dhe fshatra.

Pa energji janë Voskopoja, Dardha, Vithkuqi, Voskopi dhe fshatra të fushës së Korçës. Mësohet se defekti në transformator ka ardhur si pasojë e motit të keq.

Ende nuk dihet kur do të rikthehet energjia në fshatrat turistike. Punonjës të OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defektit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/krishtlindje-me-bore-dhe-pa-energji-elektrike-ne-korce
Recommended