RTV Ora - Digjet nënstacioni elektrik, 1700 banorë pa energji elektrike në Tepelenë
  • 5 years ago
#rtvora
Nënstacioni i Krahësit në Tepelenë u dogj pasditen e sotme duke lënë pa energji elektrike rreth 1700 banorë sipas përllogaritjeve.

Pa energji janë disa fshatra të Tepelenës, konkretisht fshati Lulëzim, Krahës 1, Krahës 2, Xhaxhaj,Levan, Bardhaj, Zhulaj, Allkomemaj, Kamçisht, Toç, Koshtan, Canometaj, Toçi Ri, Shehaj, Martalloz lab, Dhemblan, Sinanaj, Matohasanaj, Mamugjinaj, Dorez, Kalivaç, Leshnje, Perparim, Iliras, Zhapokikë dhe Amanikaj

Zyrtarisht shkaqet e zjarrit nuk janë bërë të ditura, ndërsa burimet flasin për një qark të shkurtër në nënstacion.

Këto pamje amatore tregojnë flakët që përfshinë nënstacionin.

Situata mësohet se tashmë është vënën nën kontroll, ndërsa fatmirësisht nuk pati rrezik për banesa apo biznese aty pranë.

Grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e avarisë

Burime pranë Drejtorisë së OSHEE në Gjirokastër thonë se puna për zëvendësimin e trasnformatorit do të nisë nesër, por mund të duhen të paktën 24 orë kohë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/memaliaj-merr-flake-nenstacioni-elektrik-ne-krahes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended