60 mije abonente pa energji elektrike
  • 4 years ago
Moti i ftohtë i shoqëruar me erë të fortë ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike për 60 mijë abonentë në vend, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhet në zonat rurale.
Sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë gjatë ditës së diel era e fortë ka regjistruar në disa linja shpejtësinë 64 kilometra në orë, duke sjellë probleme në rrjetin e tensionit të mesëm, 80% e të cilit është i instaluar në ajër.
Petraq Lika, administrator i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes thotë se zonat më të prekura janë Tirana, Durrësi. Fushë-Kruja, Laçi, Burreli dhe Rrësheni, ndërsa gjatë të hënës problemet në furnizimin me energji u zhvendosën në lindje, Elbasan, Pogradec, Korçë.
Edhe konsumi i energjisë elektrike duke nisur nga data 5 dhjetor është rritur ndjeshëm duke arritur në 22 milion kilovat orë në ditë. Një pjesë e stakimeve është bërë për të shmangur dëmtimet e rrjetit, ndërsa koha e riparimit të defekteve ka zgjatur mesatarisht 40 minuta.
60 mijë abonentë në të gjithë Shqipërinë kanë patur ndërprerje të energjisë për shkak të motit të ftohtë, ku numri më i madh i tyre, prej 14 mijë abonentësh është regjistruar në Durrës, i pasuar nga Tirana me 10 mijë abonentë pa drita.
Recommended