Ora News - Stuhia e erës shkaktoi avari në rrjet, 60 000 abonentë mbetën pa energji elektrike
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Moti i keq me erë të fortë i datës 5 janar la pa energji elektrike më shumë se 60 mijë abonentë në vend. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Petraq Lika u shpreh se situata është drejt normalizimit, ndërsa theksoi se në ditët e para të janarit, konsumi i energjisë ka arritur pikun.

Stuhia e erës që pushtoi vendin 3 ditë më parë, shkaktoi avari në sistemin elektrik duke lënë pa energji elektrike më shumë se 60 000 familje në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Petraq Lika u shpreh se situata është drejt stabilizimit, pasi numri i abonentëve pa energji ka shkuar në 1100 ditën e mërkurë.

Petraq Lika: Situata që është qetësuar është data 6 ora 15:00 që janë 30 linja. Kjo tregon se situata ka qenë nën kontrollin e vetë grupeve të likuidimit të avarive dhe data 6 ora 22:00.

Temperaturat nën zero në ditët e para të janarit, kanë sjellë dhe rritje të konsumit të energjisë, krahasuar me datën e ndërrimit të viteve.

Petraq Lika: Vetë ndryshimet e temperaturave që shoqërohen me minus, shoqërohen edhe me rritje të kërkesës së konsumit. Performanca është përmirësuar gjatë këtyre ditëve krahasuar me ditët e njëjta të vitit që shkoi është 25%.

Lika shprehet se edhe në zonat malore ku ka rënë borë rrjeti i furnizimit me energji elektrike ka funksionuar normalisht, duke e cilësuar situatën nën kontroll.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/stuhia-e-eres-shkaktoi-avari-ne-rrjet-60-000-abonente-mbeten-pa-energji-elektrike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended