Ora News - Fitorja e parë e studentëve, bindin SHISH për kauzën e drejtë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e studentëve po survejohet jo vetëm nga policia, por edhe shërbimet sekrete.

Nga Kryeministria, studenti teksa iu drejtua me megafon kolegëve, tregoi se është ndaluar mbrëmë nga dy agjentë të SHISH.

Studenti: I falenderoj ato të dy të shërbimeve sekrete që më kanë ndaluar mbrëmë.I përshëndes nga sheshi për faktin se megjithëse u afruan në një mënyrë disi terrorizuese në fund pas bashkëbisedimit ja arrita ti bind se ne kishim të drejtë dhe kjo ishte e jashtëzakonshme. Si përfundim u ndamë si miq, se miq ishim. Këtu jemi për kauzën e gjithë shqiptarëve.

Apeli për studentët ishte i njëjtë: Të bashkuar për kauzën, larg partive politike.

Studenti: Të rrimë larg politikave, krahasimeve se do të na dëmtojnë.Ju bëj thirrje të rrini të bashkuar, larg interesave personale, partiake dhe interesave të çastit sepse ato nuk janë ideale.

LIVE DITA 10-te/ Studentët s'i tremb shiu vijojnë rezistencën para kryeministrisë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fitorja-e-pare-e-studenteve-bindin-shish-kauzen-e-drejte

Recommended