Ora News - Pipero: Nëse paratë e studentëve shkojnë për vetura, turp. Bleva vetë bojën e printerit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu i mjekësisë, Pëllumb Pipero i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se problemi më i madh në arsim është sistemi i degraduar dhe duhen financime ekstra për ta nxjerrë nga gjendja ku ndodhet.

Pjesë nga biseda:

Pipero: Ky sistem nuk prodhon dot cilësi. Është i keqfinancuar. Ç'është ai filmi që thotë dashke mall të mirë me dy aspra. Nuk bëhet dhe vij tek kërkesa e studentëve. Po nuk u rrit buxheti me fonde emergjente, nuk zgjidhet problemi. Mund të kalohet protesta por nuk zgjidhet problemi. Vij tek pika e dytë, tarifat. Në vetvete nuk është problem tek tarifa por tek transparenca. Nëse ato para kanë shkuar për vetura dhe udhëtime jashtë shtetit dhe për të ruajtur godinat, është turp i bordit të administrimit, rektorëve dhe dekanëve.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pipero-nese-parate-e-studenteve-shkojne-vetura-turp-bleva-vete-bojen-e-printerit

Recommended