Ku shkojne parate qe paguajme per analizat shendetesore (18 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Prej dy vitesh, që të gjithë ata që bëjnë analiza mjekësore, marrin një faturë këtu. Të shtruarit në spital e marrin falas të tjerët paguajnë sipas tarifave të vendosura. Kjo procedurë zbatohet në të gjitha spitalet e vendit. Nëndrejtori i maternitetit të Tiranës Zef Delia shpjegon se kjo masë u vendos për të shmangur dhënien e parave nën dorë.
Një vit më parë, ministria vendosi që 70% e parave të faturës t'a marrin vetë laborantët, mirëpo zonjat me bluza të bardha deri sot nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Të zhgënjyera nga ministria e tyre punonjëset e laboratorëve janë interesuar se ku kanë përfunduar paratë e dhëna vetëm në letër. Përgjigjen e jep drejtori i Drejtorisë Ekonomike në Ministrinë e Shëndetësisë, Thanas Poçi.
Ai tregon se lekët e gjakut, urinës dhe lëndëve të tjera, kalojnë në buxhetin e qendrës spitalore universitare. Vjet deri në 15% të buxhetit të spitalit mbushej nga paratë që Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë vetëmme vendim të laborantëve. Ndërsa ngjyrën e lekëve ato ende nuk e kanë parë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended