Ora News - Shtyhet afati për shpërndarjen e fondeve në Universitete dhe për punësimin e studentëve
  • 5 years ago
#oranews #fondeteuniversiteteve #edirama
Kryeministri Edi Rama njoftoi në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me qytetarët, se do të shtyhet afati i shpërndarjes së fondeve në universitete. Po ashtu sipas kreut të qeverisë, shtyrje do të ketë edhe afati i punësimeve të studentëve në administratë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur të plotësojnë në kohë dokumentacionin.

Në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me qytetarët, kryeministri Edi Rama inkurajoi qytetarët që të kërkojnë të drejtën e tyre përmes platformës Shqipëriaqëduam.al.

Rama tha se nga hetimet administrative janë marrë 643 masa ndëshkimore, ndërsa rreth 300 nënpunës janë larguar nga puna.

Rama: Janë 643 masa ndëshkimore të marra nga hetimet administrative pasi qytearët kanë fituar të drejtën e tyre dhe faktikisht pothuajse gjysma janë largime nga puna.

Duke iu referuar disbursimit të fondeve në drejtim të universiteteve, Rama njoftoi shtyrjen e afatit përtej janarit 2019, pasi qeveria ka nevojë për lista të sakta të studentëve.

Rama: Ka një problem që për të disbursuar të gjitha fondet në drejtim të universiteteve. Ne kemi nevojë për lista të sakta të të gjitha studentëve lidhur me rezultatet, situatën social ekonomike dhe kjo ka marrë pak kohë dhe prandaj ne kemi kërkuar edhe një shtyrje të afatit,

Po ashtu sipas kryeministrit, shtyrje afati do të ketë edhe për punësimin e studentëve në administratë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur të plotësojnë dokumentacionin në kohë.

Rama: Sikurse do bëjmë dhe një shtyrje të afatit për platformën e punësimitt, pasi shumë studentë me 9-10 që duan të aplikojnë për vende pune në administratë e kanë pasur të pamundur që të marrin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Janë rreth 800 vende pune në administratën publike.

Në Paktin e Universitetit, afati i vendosur për punësimin e studentëve ishte maji 2019.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shtyhet-afati-shperndarjen-e-fondeve-ne-universitete-dhe-afati-punesimin-e-studenteve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended