Ora News – Rama flet per arrestimin e Klement Balilit, uron policine e SHISH per operacionin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Vetëdorëzimi i Klement Balilit ka sjellë interpretime të kundërta nga politikanët. Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij e ka konsideruar një hap të madh në luftën ndaj krimit të organizuar.

Madje kreu i qeverisë nuk ka nguruar të kritikojë median, duke e cilësuar edhe njëherë kazan.

Rama: Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij. Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH.

Edhe Presidenti i Republikës e ka cilësuar vetëdorëzimin si një sukses por jo vetëm të institucioneve shqiptare.

Meta: Përshëndes ndalimin e Klemend Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin. Në këtë rast dua të falenderoj jo vetëm agjensitë ligjzbatuese por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-flet-arrestimin-e-klement-balilit-uron-policine-e-shish-operacionin

Recommended