Ora News - Vetting pedagogëve
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për ditën e tretë radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve.

Kërkesat e tyre kanë avancuar duke kërkuar dhe veting të pedagogëve.

Një student me megafon lexoi emrat e pedagogëve që ata i denoncojnë se marrin lekë për provimet. Madje ngjitur me emrin ata kanë vendosur dhe shifrën që duhet paguar që variojn nga 100- 1000 euro.

"Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë" - thërrisnin studentet

Thanas Xhillari 500-1000 euro FSHN

Petro Zoto 150 mij lekë deri në 2 mungesa

Andon Kume 1500 euro lënda UAMD Durrës

Universiteti Arteve 4000 mijë euro fitim konkursi

Gasper Kokaj 250 euro provimi Juridiku Shkodër

Kristaq Kikina 200 euro petagog Gjirokastër

Shkëlqim Hidri 250 euro Gjirokastër

Arben Bocari UBT 100 mijë lekë provimi i matematikës

Nirvana Shkëlzeni 300 euro 2 provime në Elbasan

Uk Bucpapa 50 mijë lekë Gjuhët e Huaja

Arjana Fejzo 5000 lekë për të kaluar UBT

Kledi Xhaxhiu 500 euro kimia FSHN

Alketa Lame 150 euro kimia FSHN

Sabri Hoxha 100 euro provimi te mjekësia

Reagimi i Nikolles
Ndërkohë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një lidhje telefonike për Ora News u shpreh pro vetingut në arsim, ndërsa tha se do të verifikohen shqetësimet e tyre dhe më pas nëse ato vërtetohen do veprojnë organet.

"Unë duhet të marr informacionin e plotë se kush janë emrat, por janë institucionet që do ta ndjekin këtë shqetësim dhe për ta vërtetuar sa përputhet shqetësimi i tyre me realitetin. Kushdo që ka ushtruar korrupsion organet e drejtësisë do veprojnë.", tha Nikolla.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/turp-studentet-denoncojne-emrat-e-pedagogeve-te-korruptuar
Recommended