Ora News - “Vetting” për investitorët në turizëm, nuk përfitojnë lehtësira fiskale

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investitorët e mëdhenj në turizëm, do të kalojnë në sitë dhe ata që janë dënuar më herët për krime të rënda nuk do të mund të përfitojnë lehtësira fiskale apo fonde publike. Ky kufizim në ligj vjen disa muaj pasi në ligj u vendos që gjithë investitorët që ndërtojnë hotele me katër deri në pesë yje, të përfitojnë lehtësira të ndjeshme fiskale.

Disa muaj më parë, parlamenti ndryshoi ligjin për turizmin, duke përjashtuar nga disa detyrime dhe ulur ndjeshëm taksat për ata që investojne në hotele me mbi 4 yje.

Pak muaj më vonë ky ligj është rikthyer në Kuvend, me synimin që gjithë investitorët të kalojnë në sitë dhe ata kanë qenë të dënuar për krime të rënda, përjashtohen nga kategoritë e përfitimit.

"Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi është për të përjashtuar ndoshta pastrimin e parave. Për të përjashtuar burime jo të ndershme financimi, për të përjashtuar konkurrencën e pandershme. Në një farë mënyre, po përpiqemi të filtrojmë të gjithë investitorët".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetting-investitoret-ne-turizem-nuk-perfitojne-lehtesira-fiskale

Recommended