Kalemaj: Institucionet e reja të drejtësisë nuk bëjnë vetting politikanësh
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #intervistaembremjes
Mazhoranca rrëzoi në Kuvend nismën e opozitës për vetting në politikë me argumentin se një proces i tillë do të mundësohet nga organet e reja të drejtësisë.

Por politologu, Ilir Kalemaj, i ftuar në Ora News, thotë se asnjë nga këto institucione nuk janë kompetente për vetting politikanësh.

Kalemaj: Institucionet e reja të drejtësisë nuk bëjnë vetting politikanësh, bëjnë hetim të korrupsionit. SPAK do të hetojë korrupsionin në nivele të larta të zyrtarëve. BKH nëse krijohet do të merret me pjesën e hetimit procedurial. KLGJ dhe KLP zëvendësojnë KLD ekzistuese. SPAK, prokurori aty nuk do të marrë më urdhra, nuk ka më rrezikun e transferimit nga prokurori i përgjithshëm që kthehet në një rol kancelari.Teorikisht ka më kapacitet, pushtet për të inkriminuar bazuar në indicie, prova dhe fakte cilindo pushtetar të sotëm apo të djeshëm. Por praktikisht mbetet për tu parë. Në Shqipëri ne kemi ndër sistemet elektorale më të sifistikuara në botë, por prapë zgjedhjet duan 6 muaj të numërohen dhe kontestohen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kalemaj-institucionet-e-reja-te-drejtesise-nuk-bejne-vetting-politikanesh
Recommended