Ora News - Grupi i PS përjashton Gjetan Gjetanin. Balla: Propozimi i Bashës për vetting, i dështuar
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u tha deputetëve socialistë se propozimi i liderit demokrat Lulzim Basha për vettingun e politikanëve është një propozim i dështuar që në nisje dhe vetëm një propagandë e kreut të opozitës.

Propozimi është depozituar nga Kuvend nga demokratët, por për kreun e grupit parlamentar socialist ai nuk është gjë tjetër, veçse një pengesë me ferra për reformën në drejtësi.

Për socialistët është reforma në drejtësi që garanton vettingun e politikanëve dhe organet e saj në pritje për tu ngritur si struktura të posaçme antikorrupsion dhe BKH.

Këto organe sipas Ballës do të kenë tagrin që të hetojnë politikanët, por edhe familjarët e tyre, gjë që mungonte në propozimin e Bashës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-propozimi-i-bashes-vetting-i-deshtuar-e-garanton-100-reforma-ne-drejtesi
Recommended