Report TV - Rama: Opozita e Bashës ka dështuar, drejtimin e ka marrë Ilir Meta
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pritshmëri që presidenti të zgjidhë krizën politike, pasi sipas tij, Meta nuk është mbi palët, por ka marrë drejtimin e opozitës. Teksa kreu i shtetit ka njoftuar se e pret në Presidencë deri në orën 13:00 për të zhvilluar takimin mbi situatën politike, Rama ka konsumuar kafenë e mëngjesit me banorët e njësisë nr.4 në kryeqytet, takim i përditshëm që kryeministri ka zhvilluar gjatë fushatës elektorale. Ai tha se opozita e Bashës ka dështuar, për këtë arsye drejtimin e ka marrë Ilir Meta.

"Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi ca bëjmë", tha Rama.

Është përfolur se nga takimi i sotëm që Meta zhvilloi me Bashën dhe krerët e tjerë të partive politike në Shqipëri, do të dalë një datë e re zgjedhjesh. I pyetur nga banorët, ai ka theksuar se një vendim i tillë do të ishte dy herë antikushtetues, pasi presidenti ka të drejtën për të caktuar një herë datën e zgjedhjes, jo ta zhdekretojë atë, e aq më tepër të caktojë një datë të dytë, përtej çdo afati.

"Sa për datë të re, ai mund të bëjë ç?të dojë, po do jetë nul. Kot e ka, këtu ka institucione. Presidenti s?ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës por kur Kushtetutën e lexon në filxhan??,tha Rama
Recommended