Deputeti i PD-së, Luan Baçi: Reforma në Drejtësi ka dështuar, Vetting-un se kalon dot asnjë shqiptar
  • 6 years ago
Deputeti demokrat Luan Baçi i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ka folur për procesin e Vettingut, kolapsin me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, si dhe për bashkëpunimin PD-LSI në opozitë.

Marrë shkas nga afatet kohore kur rinis Vetting-u, Baçi ka thënë se procesi i Vetting-ut, nuk ka qenë objektiv dhe realist.

Korrikun e vitit të shkuar u dhanë 140 vota, pritshmëritë ishin të larta,. Për mua Vettingu në këtë periudhë, lë shumë për të dëshiruar, ka qenë një marrje në pyetje e gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur të ishin në bankën e të akuzuarve. Ata që kanë bërë Vettingun, nuk janë përzgjedhur në bazë të rregullave. Doli Vettingu nga shinat me 6 ligjet e famshme. Po të shohim deri tani, ata që kanë ikur s?janë as më të këqinj as më të mirë nga ata që janë. Trupi i Vettingut janë marrë me pasurinë. Gjykimi është bërë për pasqyrimin e pasurisë, por edhe një mbushje gabim të formularit janë penalizuar gjyqtarë.

Luan Baçi, deputet i PD-së
I pyetur për gjyqtarët me pasuri marramendëse me shifra që kapin vlerën e 1 miliardë lekëve, Baçi ka thënë se duhet të largohen nga sistemi.

Jam plotësisht dakord që të largohen, por duhet të fillonte nga ana personale, nga verifikimi i dosjeve, më pas të kalonim tek ana pasurore. E dyta, duhen parë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë filluar në vitet 2000, kanë punuar në biznes. Në Shqipëri, të bësh Vetting gjithë populli se kalon dot. Po t?i bësh Vetting edhe një shqiptari në fshat, nga shtëpia e makina se kalon dot, për shkak të emigracionit të paligjshëm. Gjyqtarët që janë për t?u shporrur, kanë pasuri 1 miliardë apo 1 milionë euro duhen parë, por kemi parë në Vetting që kanë një garazhd që kushton me euro.
Recommended