Kalon Vetting-un gjyqtari Artur Malaj
  • 6 years ago
Vendos konfirmimin ne detyrë te gjyqtarit Artur Malaj...? Pavarësisht disa pasaktësive sa i takon pasurisë dhe debatit që pati me përfaqësuesin e ONM-së për këtë çështje, gjyqtari i gjykatës së apelit admnistrativ Artur Malaj është konfirmuar në detyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndryshe nga shumë kolege te tij që kaluan Vetting-un ai ishte i ftohtë duke mos shfaqur shumë e emocione.

?S?kam asnjë koment. Falenderoj KPK-në për punën e bërë. Do të vazhdoj detyrën ashtu si edhe më parë. Unë jam një nga kandidatët e ILD-së, për këtë arsye iu nënshtrova Vetting-ut të përshpejtuar, gara për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë do të vazhdojë, nuk e di se si do të mbarojë.?

Malaj konkurron edhe për anëtar në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Ky institucion do të ketë në fokus të punës së tij hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Seancë dëgjimore në komision këtë të premte u zhvillua dhe me prokurorin e apelit te Shkodrës, Arben Dollapaj. Sipas raportit të ILDKPIK-së ai nuk ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rregullt. Por KPK gjatë hetimit administrativ gjeti një shkelje pasi në deklaratën Vetting-ut Dollapaj nuk kishte deklaruar një shtesë kati në shtëpinë ku banon. Por kjo gjë sipas tij është bërë në deklaratën e pasurisë të vitit 2007 dhe ai nuk e ka fshehur këtë.

Gjithashtu prokurori ka marrë dhuratë 7 mijë dollar nga motrat që punojnë në Amerikë, të cilat nuk mund të vërtetohen pasi nuk kanë dokumentacion shoqërues. Por për të bërë më të besueshme marrëdhënien me motrat e tij, Dollapaj solli si prove disa dërgesa të tjera parash nga familjarët e tij, por këtë radhë në rrugë bankare.
Recommended