Ora News - “Vetting” zgjedhjeve,Ferdinand Xhaferri: Të nxirren të vërtetat e manipulimit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas sistemit gjyqësor, kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit kërkon që vettingu të shtrihet edhe në proceset zgjedhore. Për Xhaferrin, deformimi i votës është burimi i keqqeverishjes dhe problematikave që kalon vendi, ndaj sipas tij ky proces do të nxirrte të vërtetën e manipulimit dhe përdorimit të të fortëve nga maxhoranca aktuale. Xhaferri ka nisur një tur takimesh në durrës në kuadër të riorganizimit të degës lokale.

Vetting proceseve zgjedhore është propozimi i kryetarit të Partissë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferri, në atë që demokratët e cilësojnë luftë ndaj blerjes së votës dhe përdorimit të të fortëve në fushata.

Gjatë një takimi në kuadër të rioganizimit të selisë blu të Durrësit në fshatin Katund i Ri, Xhaferri tha se vettingu i zgjedhjeve është nevojë parësore sipas tij për Shqipërinë, krahas rivlerësimit të prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve.

Ferdinand Xhaferri: Ky është vettingu që burojnë të gjithë vetingjet e tjera, vettingu i zgjedhjeve do të nxjerrë lakuriq si i kanë blerë, si i kanë përdorur të fortët dhe çfarë strukture ka adoptuar Edi Rama dhe Vangjush Dako në Durrës.

Xhaferri ishte i ashpër në autokritikën për funksionimin e degës së PD në Durrës dhe i drejtpërdrejtë me mbështetësit të cilëve u kërkoi që të dalin nga tulatja në përballjen me pushtetin kriminal siç e cilësojnë demokratët qeverinë e majtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetting-zgjedhjeveferdinand-xhaferri-te-nxirren-te-vertetat-e-manipulimit
Recommended