Ora News - Prokurimet: S'ka lekë për festa, mos shpallni tendera
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Buxheti i shtetit nuk do të shpenzojë asnjë lek për drekat apo darkat e fundvitit që organizohen nga ministritë dhe institucionet shtetërore.Agjensia e Prokurimeve Publike ka nxjerrë një njoftim ku i bën thirrje institucioneve dhe ministrive që të mos hapin tendera, sepse nuk do të marrin asnjë fond.

Ministritë dhe institucionet shtetërore nuk do të marrin fonde për organizimin e festave të fundvitit.

Agjensia e Prokurimeve Publike ka njoftuar se duke marë shkas nga eksperiencat e mëparshme, ku autoritete të ndryshme kanë shpallur procedura prokurimi me objekt organizimin e drekave dhe darkave festive ka sjellë edhe njëherë në vëmendje kërkesën për mirpërdorim të fondeve.

Po ashtu APP kërkon që të mos hapet asnjë procedurë prokurimi për organizim të festave, sepse nuk do tu jepen fonde nga buxheti.

Edhe vitin e kaluar Agjensia e Prokurimeve Publike bëri të njëjtën thirrje, por pavarësisht kësaj u hapën mbi 20 procedura të tilla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokurimet-ska-leke-festa-mos-shpallni-tendera
Recommended