Ora News - I kalueshëm aksi Levan-Tepelenë, por kujdes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kush do të udhëtojë drejt Tepelenës prej kësaj të mërkure mund të përdorë rrugën nga Levani. Lëvizja pranë Poçemit, ku rruga u bllokua nga një rrëshqitje gurësh, bëhet me një by-pass provizor, por kërkohet kujdes nga shoferët.

Pas 6 ditëve bllokim, lëvizja në aksin Levan-Tepelenë është zhbllokuar.

ARRSH ka hapur një by-pass për kalimin e mjeteve në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit, teksa rruga mbetet e bllokuar në atë pikë.
Zgjidhja provizore me këtë devijim, shmang ndërhyrjen në masivin e shkëmbit që ka pësuar një çarje të thellë dhe që kërkon një studim të plotë për ndërhyrjen përfundimtare.
By-passi provizor i Poçemit, sipas ARRSH një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë, por nga ana tjetër kërkon vëmendje të veçantë të drejtuesve të mjeteve që do të qarkullojnë aty.
Lëvizja në këtë rrugë përgjatë by-passit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-kalueshem-aksi-levan-tepelene-por-kujdes

Recommended