Ora News - "Sherr" në PE, PD: Të ikë Balla, Macovei: Hëngrët një drekë me paratë e shqiptarëve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita shkoi në Bruksel ku po diskutohej për progresin e Shqipërisë dhe kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës si drejtues i komitetit të stabilizim asociimit si i lidhur me krimin dhe më pas la sallën në shenjë proteste.

Pollo: Ne nuk mund të vijmë të votojmë deklarata për thirrje kundër krimit me Ballën në presidium. Me Ballën bashkëkryetar delegacioni, sabotohet integrimi europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjeter.

Kjo sjellje nuk u kalua lehtë nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili kërkoi prova për ato që opozita pretendon.

Fleckenstein: Unë nuk jam polic, as gjykatës. Mund të besoj se Balla është kriminel ose jo, por ajo që kam nevojë, janë prova. Jo vetëm ne por edhe prokuroria ka nevojë për prova. Bëni detyrat tuaja të shpisë, shkoni në prokurori.

Më e ashpër ishte Monica Macovei e cila u shpreh se opozita vjen në Bruksel me paratë e shqiptarëve për të ngënë një drekë të shijshme

Macovei: Ata erdhën me këtë delegacion në këtë takim në Bruksel me paratë e qytetarëve shqiptarë vetëm për të ngrënë një drekë të shijshme dhe ikën.

Edhe Taulant Balla tha se nëse ka të vërtetë në akuzat e opozitës, atëherë është i gatshëm të përballet në gjykatën e Luksemburgut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-ps-beteje-ne-pe-opozita-bojkoton-takimin-te-largohet-balla-nga-delegacioni
Recommended