Report Tv-PD: Edi Rama rrit taksat dhe paratë e shqiptarëve
  • 6 years ago
Në një dalje për medien, selia e PD-së ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka rritur taksat, duke i varfëruar shqiptarët çdo ditë e më tepër. Deklarata është bërë gjatë ditës së sotme nga deputetja e PD-së Dhurata Çupi.

Sipas saj, ?OSHEE do të marrë direkt nga xhepat e shqiptarëve 4 për qind të taksës së banesës?. Çupi deklaroi nga selia blu se shumën prej ?3.2 milionë eurosh OSHEE do të çojë në llogaritë e drejtorit të Ramës?.

Deklarata e plotë, Dhurata Çupi

Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e vendit:

Nga njëra anë rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë; Nga ana tjetër, buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan krimit e trafikantëve shokë e miq të deputetëve. Ia shpërndan familjes së tij, si në rastin e baxhanakut Armand Frangu. Apo ia shpërndan miqve që e financojnë, si Agron Papuli, duke i i pasuruar ata gjithnjë e më shumë.

Këtë ka ndërmed të bëjë edhe me taksën më të re që u ka vënë shqiptarëve. Nga një anë u merr familjeve shqiptare paratë e taksës së rritur të shtëpisë dhe të ndërtesës së biznesit, nga ana tjetër do t?ia japë një pjesë të këtyre parave Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë

Dihet se ku i çon OSHEE-ja paratë e shqiptarëve: ia jep miqve trafikantë droge te qeveritareve ose baxhanakut të kryeministrit.

Sipas planit të Edi Ramës grabitja për qytetarët me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë. Njëherë me rritjen e pajustifikuar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE-së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 përqind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura.

Përvecse një dhunim flagrant i kompetencave të pushtetit vendor, vendimi pasuron arkën e OSHEE-së hajdute, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve. Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje.
Recommended