Ora News - PD: Rama po zhvat paratë e dëmshpërblimeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka reduktuar fondin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Deputeti Enkelejd Alibeja, tha se ligji i hap derën qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit. Ndërkohë në një dalje tjetër për mediat Partia Demokratike tha se policia sot është e tradhtuar, ndërsa akuzoi se me urdhër poltik policia e Lezhës kanë liruar disa të arrestuar për armëbajtje pa leje.

Tirane- Partia Demokratike akuzoi qeverinë, se ka goditur ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet e tyre. Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se këto para kryeministri Edi Rama, i vë në dispozicion të koncensioneve korruptive që u jep familjarëve dhe miqve të tij.

Alibeaj: Edi Rama godet sërisht ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që u jep familjarët dhe miqtë e tij. Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij.

Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej 1 milionë lekë. Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-rama-po-zhvat-parat-e-demshperblimeve

Recommended