Ora News - Unaza e Madhe, Kryemadhi: Projekti vjedh paratë e shqiptarëve, nuk do ta tolerojmë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit, shtëpitë e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Me projektin në dorë Kryemadhi shpjegoi arsyet se përse ky investim është abuziv.

Monika Kryemadhi: Kjo është vija e kuqe që spostohet për të zgjeruar rrugën. Këtu shkon me ishull gjelbërimi dhe rrugë ku kalojnë makinat sot edhe është spostuar 20 e ca metra në pronat e qytetarëve. Ndërkohë po të shikoni këtu, këtu nuk ka as ishull dhe as rrugë, por ka një pronë, pronari i të cilës është Damian Gjiknuri.

Kryemadhi garantoi banorët se LSI do të jetë në mnështetje të tyre në këtë proces, ndërsa i kërkoi kryeministrit t'i dëmshpërblejë 100%.

Monika Kryemadhi: Duhet t'i dëmshpërblejë se këta njerëz kanë 22 vjet që paguajnë. Kjo është shumë e turpshme dhe ky është mallkim dhe mallkimi i fukarait të zë 7 breza.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzoi qeverinë se për një segement rruge sic është ky nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi "Shqiponja" që nuk shkon më shumë se 2.2 km shpnezohen 40 mln euro.

Petrit Vasili: Me një mesatare 19 milion euro për një kilometër rrugë. Ta dëgjojnë mirë qytetarët 19 milion euro për një kilometër rrugë. Është një rrugë që plotësohet dhe po zgjerohet, pra vetëm një plotësim rruge. Pra një hajdutëri dhe grabitje nga më të frikshmet. Këto nuk janë shifrat e mia, këto janë shifra publike. Kushdo mund ti gjejë dhe krahasimet i bën lehtë.

Vasili u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të reagojnë pasi kjo vjedhje do ta fusë Shqipërinë në një mjerim pa kthim.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Projekti është një projekt që vjedh pronën e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve dhe mbi të gjitha tregon që është jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe kriminal. Edi Rama ka dy standarde, standartin për klientët e vetë që i mbushin xhepat dhe i përdor për të pastruar paratë dhe standardin e fukarenjve që i nxjerr jashtë.

Ky njeri duhet ta kuptojë se shqiptarët e toleruan me votën. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Agruan Duka etj e toleruan me votë dhe me fjalimet e tij. Po i bëj thirrje atij, Afrim Qendros dhe tre kompanive që janë të lidhura me krimin. Mos guxojnë ti afrohen banesave të qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/unaza-e-madhe-kryemadhi-projekti-vjedh-parate-e-shqiptareve-nuk-do-ta-tolerojme

Recommended