Unaza e Madhe/ Meta: Projekti me shkelje të shumta ligjore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka kërkuar hetim nga organi akuzës në lidhje me çështjen e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.Pas takimit të zhvilluar në Presidencë me banorët e Unazës ku u njoh nga afër me çështjen e këtyre të fundit, Meta përmes një qëndrimi zyrtar shprehet se projekti për ?Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Rrethrrotullimi i sheshit ?Shqiponja?, paraqet shkelje të shumta ligjore.Ai ka kërkuar që projekti të pezullohet dhe të hetohen të gjitha shkelje ligjore.Presidenti ngre shqetësimin se nuk ka marrë informacion të mjaftueshëm në lidhje me këtë çështje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; Autoritetit Rrugor Shqiptar; Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit; Ministria e Brendshme; Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit; Kryetari i Bashkisë Tiranë; Agjencia e Zhvillimit të Territorit; si dhe Ministra e Drejtësisë; ndonëse kishte ripërsëritur kërkesën dy herë.

Recommended