Report Tv-PS-PD 'sherr' në PE, Pollo: Balla padrino i baronit të drogës! Macovei: E pavërtetë!

  • 6 years ago
BRUKSEL - Opozita dhe maxhoranca shqiptare përplasen edhe në Bruksel. Partia Demokratike kërkon zyrtarisht në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës si bashkëkryetar i delegacionit shqiptar në PE. Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, në Bruksel, nënkryetar i delegacionit nga opozita, Genc Pollo, ka thënë në fjalën e tij se opozita ka bërë një kërkesë për përjashtimin e Taulant Ballës nga delegacioni shqiptar, pasi akuzohet për lidhje me krimin e organizuar.

Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i mbushën radhët e deputetëve e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.