Ora News - Inertet derdhen në mjedis të hapur në Llogara
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse zbret Llogoranë, në segmentin mes Parkut Kombëtar (zonë e mbrojtur) dhe Palasës veç pamjes mahnitëse, përballesh edhe me një masiv inertesh betoni dhe orendi shtëpiake të depozituara aty.

Mbeturinat krijojnë një panoramë aspak dinjitoze për një zonë të tillë me potencial të lartë turistik.

Drejtori i IShMPU Artan Bedini i tha Ora News se "Kjo pikë është e miratuar nga bashkia e Himarës, si pikë grumbullimi e mbetjeve inerte. Por që ende nuk është pajisur me leje mjedisore sikurse parashikon ligji. Inspektorët tanë në Himarë kanë bërë disa inspektime në terren. Mbetjet janë depozituar aty nga mjete të ushtrisë që pastrojnë Jalin pas aksionit të IKMT-së. Më herët kemi ndjekur penalisht disa subjekte private që depozitonin aty mbetje."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/intertet-derdhen-ne-mjedis-te-hapur-ne-llogara
Recommended