Ora News - Shkojnë për të hapur rrugën, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur në Mat
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në Mat ku një person u vra me armë zjarri, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Shëlli. Identitetet e viktimës dhe të plagosurve nuk dihen ende, ndërkohë këta të fundit pritet të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Mësohet se personat e mësipërm ishin angazhuar për ndërtimin e një rrugë në fshatin Shëlli ku u sulmuan me armë zjarri nga një person i identifikuar si shtetasi Kujtim Koxha 54 vjeç i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Motivet nuk janë ende të qarta, por dyshimet janë se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë kundërshtimet për ndërtimin e rrugës.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe ambulanca. Policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Por aktualisht ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasje-me-arme-ne-mat-dyshohet-nje-viktim
Recommended