Ora News – Kërkimet për naftë në Zagori, SHELL: Puna me pajisje që nuk sjellin dëm në mjedis

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Përfaqësues të kompanisë Shell kanë thënë se parku kombëtar I Zagorisë nuk do të dëmtohet nga kërkimet për naftë. Drejtori për Shqipërinë tha se pajisjet që do përdoren nuk kanë impakt në mjedis ndërsa shtoi se zona e mbrojtur nuk do të preket. Ndërkaq akademia e shkencave organizoi një forum me ambientalistët që shprehën shqetësim për projektin. Plani për kërkime nafte është pritur me protesta nga banorët e zonës.

Parku Kombëtar i Zagorisë nuk do të dëmtohet nga kërkimet për zonën naftëmbajtëse që do të realizohen prej kompanisë SHEll. Drejtori i Subjektit për Shqipërinë Rohan DSouza tha se gjithçka do të realizohet në territoret përreth zonës së mbrojtur me pajisje të sofistikuara që nuk sjellin impakt në ambient.

Rohan DSouza: Ekziston një paqartësi në publik për faktin se ne si kompani do të bëjmë një vëzhgim sizmik të nëntokës duke e fotografuar. Fillimisht do të shohim gjendjen e nëntokës përmes fotografive, për të analizuar më pas me ekspertë të fushës nëse në nëntokën e Zagorisë ka naftë apo gaz. Studimi sizmik parashikon përdorimin e disa pajisjeve që quhen gjeofone, hapjen e vrimave për të krijuar energjinë e duhur dhe për të fotografuar pjesën e nëndheshme. Edhe nëse konstatohet se në nëntokën e Zagorisë ka naftë ose gaz, ne kurrsesi nuk do të ndërhyjmë në zonën e mbrojtur. Testimi mund të bëhet në zonat përreth pa dëmtuar ambientin. Ne si kompani garantojmë se nuk do të ketë dëmtime të ambientit, natyrës apo ujërave të nëntokës.

Ndërkohë, Akademia e Shkencave ka hapur dyert për ambientalistët, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre për dëmtimin e natyrës shqiptare nga ndërtimet e Hec-eve apo ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura siç është Zagoria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kerkimet-nafte-ne-zagori-shell-puna-me-pajisje-qe-nuk-sjellin-dem-ne-mjedis

Recommended