Ora News – Kërkimet për naftë në Zagori, SHELL: Puna me pajisje që nuk sjellin dëm në mjedis

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Përfaqësues të kompanisë Shell kanë thënë se parku kombëtar I Zagorisë nuk do të dëmtohet nga kërkimet për naftë. Drejtori për Shqipërinë tha se pajisjet që do përdoren nuk kanë impakt në mjedis ndërsa shtoi se zona e mbrojtur nuk do të preket. Ndërkaq akademia e shkencave organizoi një forum me ambientalistët që shprehën shqetësim për projektin. Plani për kërkime nafte është pritur me protesta nga banorët e zonës.

Parku Kombëtar i Zagorisë nuk do të dëmtohet nga kërkimet për zonën naftëmbajtëse që do të realizohen prej kompanisë SHEll. Drejtori i Subjektit për Shqipërinë Rohan DSouza tha se gjithçka do të realizohet në territoret përreth zonës së mbrojtur me pajisje të sofistikuara që nuk sjellin impakt në ambient.

Rohan DSouza: Ekziston një paqartësi në publik për faktin se ne si kompani do të bëjmë një vëzhgim sizmik të nëntokës duke e fotografuar. Fillimisht do të shohim gjendjen e nëntokës përmes fotografive, për të analizuar më pas me ekspertë të fushës nëse në nëntokën e Zagorisë ka naftë apo gaz. Studimi sizmik parashikon përdorimin e disa pajisjeve që quhen gjeofone, hapjen e vrimave për të krijuar energjinë e duhur dhe për të fotografuar pjesën e nëndheshme. Edhe nëse konstatohet se në nëntokën e Zagorisë ka naftë ose gaz, ne kurrsesi nuk do të ndërhyjmë në zonën e mbrojtur. Testimi mund të bëhet në zonat përreth pa dëmtuar ambientin. Ne si kompani garantojmë se nuk do të ketë dëmtime të ambientit, natyrës apo ujërave të nëntokës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kerkimet-nafte-ne-zagori-shell-puna-me-pajisje-qe-nuk-sjellin-dem-ne-mjedis

Recommended