Ora News - Kërkimet për naftë, banorët presin me protesta përfaqësuesit e kompanisë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Banorët e fshatit Sheper të Zagorisë kanë pritur me protesta përfaqësuesit e Shell.

Ata nuk pranojnë të ketë dëgjesë dhe nuk i lejojnë të hyjnë.

Debate kanë zhvilluar edhe me përfaques të bashkisë Libohovë, të cilët kërkojnë të zhvillohet dëgjesa dhe kundërshtimet të shprehen aty.

Përfaqësues të kompanisë Shell kanë zhvilluar disa dëgjesa por edhe në to janë kundërshtuar nga ambientalistët dhe banorët.

Parku Kombëtar i Zagorisë do të shërbejë si lokacion për studimin e kompanisë holandeze SHELL për gjetjen e rezervave të naftës.

Projekti parashikohet të nisë në pranverën e këtij viti, ndërsa debatet dhe kundërshtimet kanë nisur që tani.

Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore si dhe për shumëllojshmërinë e flourës dhe faunës së rrallë.

Zagoria është një zonë tepër e lakmueshme për turizminm natyror dhe kulturor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kerkimet-nafte-banoret-presin-me-protesta-perfaqesuesit-e-kompanise

Recommended