RTV Ora - Rama në Kukës prezanton Safet Gjicin, e presin me protesta
  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama kërkon që të fitojë Bashkinë e Kukësit me emrin e Safet Gjicit dhe me premtin e ndërtimit të Aeroportit në qytetin verilindor. Nuk kanë munguar as në Kukës protestat para mbërritjes së kreu të qeverisë në takimin për 'Bashkinë që duam". Protestuesit i kanë vënë traun me mbishkrimin "Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin?.

Kukes- Mbështetësit PD në Kukës i vunë traun eskortës së Kryeministri Rama me qëllim që ta pengonin atë që të mbërrijë në aktivitetin për "Bashkinë që Duam" në qytetin verilindor. Me mbishkrimin "Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin? trau bllokoi rrugën, madje shhkaktoi edhe përplasje me policinë.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kukësit e sfidoi Kryeministrin me publikimin e lejes për aeroportin.

Bashkim Shehu: "Ne nuk jemi njerëz që ngjitemi në pemë, të ketë turp të bëjë kujes kur flet për kuksianët. Vjen bën spektakël e shoë dhe me lekët e taksa paguesve shqiptarë mundohet të bëjë shoë. Qeveria Rama ka rënë të gjithë sondazhet e thonë. I bëjmë thirrje të gjithë socialistëve të bëhen me PD e qytetarët e Kukësit. Kryeministri Edi Rama nuk ka si të luajë me fatet e kuksianëve. Kemi vendosur një tra simbolik për ti treguar kryeministrit se ai vendos trarë por dhe ne vendosim trarë në trojën tonë. Në mënyrë absolute nuk kemi asnjë komunikim zyrtar çfarë do të bëhet me aeroportin dhe sfidoj Ramën që të nxjerrë lejen që ka për aeroportin. Të mos luajë me kuksianët. Kuksianët nuk janë kopsht zoologjik. Ne nuk e duam fare këtë mandat nëse shkel qytetarët dhe i bëj thirrje të mbështesin"

Edi Rama pasi arriti në takimin me soacialistët, që sipas PD ka fluturar me helikopter, nuk la pa ironizuuar protestuesit kukësianët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-prezanton-safet-gjicin-si-kandidat-bashkine-e-kukesit-ben-ironi-me-protestuesit-ska-pyll-pa-derra

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended