Ora News - Protesta para kryeministrise: "Të reagojmë sot se nesër do të jetë vonë"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nën moton "Të reagojmë sot se nesër do të jetë vonë" gratë përfaqësuese të shoqërisë civile u mblodhën përpara kryeministrisë për një reagim protestues për rastin e Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Ata kërkuan që rasti i Xhisielës të mos kalojë në heshtje institucionale por është koha për një reagim të fortë ndaj dhunës barbare.

Vërtet ne duhet të heshtim?! A është momenti të heshtim?! Dhuna ndaj grave ka fytyra të ndryshme por unë mendoj se dhunuesi i Xhesieles sot ka fytyrën e shtetit.

I bëj thirrje të gjithëve ti thonë stop dhunës ndaj femrës ndaj grave ndihmoni te rinjtë, ndihmoni vajzat e reja, kanë nevojë për mbështetje"

Protestës iu bashkuan dhe deputetet gra të opozitës që akuzuan drejtëpërdrejtë atë që e konsiderojnë mbështetje institucionale ndja djalit të deputetit Rrahja.

Oriola Pampuri: Dhuna ndaj Xhesielës është të hapi një plagë e cila dhëmb njëlloj për të gjitha ne këtu për të gjitha ju zonja dhe vajza dhe gra të cilat na ndiqni dhëmb njëlloj dhe është përdhunimi ndaj saj, në fakt është përdhunim i gjithë shoqërisë sonë.

Klajda Gjosha: Ka të bëjë me dhunimin që i bëhet gjithë shoqërisë përmes bandave dhe vetë njerëzve.

Albana Vokshi: Shteti u bë palë me dhunuesin e dhe përdhunuesin sot kemi pra një vajzë që është viktimë e dhunës e braktisur nga gjithë instancat shtetërore. Shteti sot nuk i shërben më qytetarëve.

Ata paralajmëruan që të hënën të mbahet një tjetër protestë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-para-kryeministrise-te-reagojme-sot-se-neser-do-te-jete-vone