Ora News - Studentët të revoltuar në tri grupe, protesta vazhdon sërish nesër
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e një përgjigjeje për studentët nga Kryeministri në përfundim të afatit, të lënë në orën 16:00 ka sjellë revoltë mes protestuesve në sheshin përpara Ministrisë së Arsimit.

Të ndarë në tre grupime, një pjesë e tyre iu drejtuan sheshit pranë Zogut të Zi dhe një pjesë shkuan përpara kryeministrisë.

Nuk munguan as thirrjet për ndërkombëtarët për t'i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar.

"Thirrjen dua t'ja bëj të gjitha ambasadave, reagon, reagoni. Është momenti për të reaguar", tha një student.

Studentët ndezën dhe zjarrin për të përballuar të ftohtin.

Ndërkaq në rrethrrotullimin e Zogut të Zi studentët kanë marrë edhe një valle.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-te-revoltuar-ne-tri-grupe-protesta-vazhdon-serish-neser
Recommended