Ditë e Re - “Manifestim historik”, Vasili: Sot, do të vendoset si do të jetë Shqipëria nesër

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #diteere

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në emisionin ?Ditë e Re? në RTV ORA, foli për tubimin e thirrur nga Presidenti që do të mbahet pasditen e së hënës. Vasili, lidhur me shkeljet kushtetuese, u shpreh se ka qenë një nga arsyet madhore që opozita iku nga parlamenti. Ai u shpreh se kërkesa kryesore e tubimit të sotëm dhe gjithë shqiptarëve është të mos shkelet Kushtetuta.
Kërkesa e tubimit, të mbrojmë Kushtetutë:- Petrit Vsili: Alarmet për këtë çështje janë dhënë. Një nga arsyet madhore që nuk jemi në atë sallë është kjo. Një nga rastet ishte kur u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm me 69 vota. Keni dëgjuar që flet kjo ?tyryfyçka? e ministrisë së Drejtësisë. E shkelën Kushtetutën dhe nuk pyetën fare. Ne të gjithë bashkë kemi vetëm një kërkesë imponuese që do të realizohet padiskutim; Kushtetuta e Shqipërisë të respektohet dhe ata që e kanë shkelur të përgjigjen.

Populli e miratoi Kushtetutën. Në atë kohë ishte PS në pushtet, jo këta, kishte tjetër përgjegjshmëri politike. Ishin të tjerë njerëz në Partinë Socialiste. Në atë kohë edhe hartimin e Kushtetutës ia besuan dy personave të djathtë, Sabri Godo dhe Arben Imami. Kjo ka qenë ajo që në atë kohë e lartësonte Partinë Socialiste. Sot Kushtetuta po shqyhet. Populli që e miratoi sot po ngrihet. Mua më kufizon lirinë time të bëjë detyrën si njeri i politikës. Medias i kufizon liri të tjera. Sot jemi për të kërkuar hesap dhe për të mos falur njeri.

Vasili e quajti turp parlamentin aktual. Ai u shpreh se në fillim të viteve 1990 ishte nga të paktët shqiptarë që u kthye për të jetuar në Shqipëri, pasi besonte se vendi do bëhej. Vasili tha se tashmë gjërat kanë ndryshuar. Vasali u shpreh se pas këtij momenti shqiptari që nuk vjen në shesh është njeri që nuk do të jetojë i lirë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/manifestim-historik-vasili-sot-do-te-vendoset-si-do-te-jete-shqiperia-neser

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended