Studentët përpara Kryeministrisë: Nesër do të mblidhemi të gjithë sëbashku, nuk do të ketë përçarje
  • 5 years ago
Dy studentë, të cilët kanë zgjedhur të protestojnë përpara Kryeministrisë, janë shprehur për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi se protesta do të vijojë edhe nesër. Ata kanë thënë më tej se ndryshe nga situata e sotme, studentët do të mblidhen sëbashku dhe se do ta zhvillojnë protestën në mënyrë paqësore.

"E rëndësishme është që protesta do të jetë paqësore dhe nesër do të jemi të gjithë bashkë, ndryshe nga sot që u ndamë për arsye logjistike.Nuk ka rëndësi vendi, por kauza. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë. Zoti kryeministër do të na dëgjojë, kërkesat tona janë të qarta. Nëse kryeministri do të na dëgjojë, të plotësojë kërkesat. Ata që marrin vesh nga ligjet, thonë që ai ligj është i mbaruar", u shprehën dy studentët përpara Kryeministrisë.
Recommended