Studentët protestojnë përpara Kryeministrisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me pankarta ne duar, studentet kane marshuar nga korpusi drejt Kryeministrisë, per te kundërshtuar serish reformën e arsimit te larte. Protesta e studenteve këtë radhe ka shkaktuar kaos e trafik, ne bulevard, ku ata ne shenje proteste janë ulur. Është dashur ndërhyrja e policisë rrugore qe pas disa minutash te normalizohet trafiku. Studentet i kane kërkuar serish kryeministrit Rama dhe Ministres Nikolla te rishikojnë reformën. Ndërsa studentet protestonin, Ministria e Arsimit ka nisur diskutimet me grupet e interesit për reformën e arsimit te larte. Sipas ministres Lindita Nikolla kjo reforme do t?u mundësoje studenteve afrimin me tregun e punës. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla garantoi se cilësia do te jete kryefjala ligji te ri për arsimin e larte.