Serbët protestojnë kundër Vuçiç, pritet të kalojnë natën jashtë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ne Serbi vijojnë protestat masive. Njerëzit ne rrugët e Beogradit kundërshtojnë qeverisjen dhe kërkojnë largimin e presidentit Vuçiç. Protesta e qytetarëve serbë në moton ?Një në pesë milionë? nisi mbrëmjen e te shtunës në disa qytete serbe si Novi Sad, Nish, Cacak, Krushevcit, etj. Qytetaret janë ftuar qytetarët për t'u bashkuar me protestën e madhe e cila kulmon këtë të shtunë në kryeqytetin serb.Tubimi i madh pritet të fillojë në orën 15:00 përpara Kuvendit të Serbisë. Sipas mediave qytetarët kanë vendosur të kalojnë natën pranë institucionit. Krerët e Aleancës për Serbinë i kërkuan qytetarëve të shprehnin me qetësi pakënaqësinë e tyre me ?regjimin? e Partisë Progresiste Serbe dhe të presidentit Aleksandar Vuçiç.Pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe nga opozitare kanë përsëritur kritikat ndaj presidentit Vuçiç. Krahas pakënaqësisë mbi sistemin e qeverisjes, qytetarët në Beograd dhe në qytetet të tjera kërkojnë gjithashtu zgjedhje të ndershme, por edhe krijimin e një baze ligjore për media të lira e të pavarur nga presionet politike.Një tjetër kërkesë është edhe zbulimi i autorëve të vrasjes së liderit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç.
Recommended