Qytetaret kalojne naten jashte nga frika e termetit

  • 4 years ago
Me mijëra banorë e kanë kaluar sërish natën jashtë, në Tiranë, Durrës, Fushë ? Krujë e zona të tjera.
Kanë qëndruar në makinat e tyre në rrugë, sheshe e zona të tjera të hapura, larg ndërtesave.
Ka mes tyre persona që u janë dëmtuar banesat, për të cilat ka nevojë për një mendim ekspertësh nëse janë të banueshme apo jo.
Por ka edhe persona që thjesht kanë pasur frikë se do të përjetonin një tjetër moment dramatik për shkak të lëkundjeve të tokës që kanë vijuar.
Nga momenti i tërmetit të fuqishëm të së martës, deri tani janë regjistruar të paktën 500 lëkundje të tjera, disa prej të cilave kanë qenë të forta.

Recommended